RMV, propozim-ligji për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare

Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve sot ndodhet në seancë parlamentare. Ligji ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila do të arrihet me formimin e Njësisë së inteligjencës së burgjeve dhe Njësisë për ndërhyrje. Vendosja e sistemit për video-mbikëqyrje dhe përdorimi i bodi kamerave në institucione do të sjellë në uljen e korrupsionit në institucionet ndëshkuese – korrektuese, transmeton Portalb.mk.

Me ndryshimin e një pjese të legjislacionit penal në vend, lindi nevoja për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve.

Arsyeja për miratimin e këtij ligji është ndryshimi i strukturës së burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shfaqja e një numri në rritje të personave të radikalizuar të dënuar, si dhe nevoja për të specifikuar mënyrën se si personat e dënuar pas dorëzimit të akteve të udhëzimit, patën mundësinë të ndryshonin adresën e banimit me çka e zgjidhnin institucionin ndëshkues – korrektues në të cilin do ta vuanin dënimin.

Me ligjin përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e marrëdhënies së punës së të punësuarve në Drejtori dhe të punësuarve në INK dhe SHNK.

Kujtojmë se keqpërdorimet e turizmit të burgjeve deri më tani janë bërë kryesisht duke ndryshuar adresën në minutën e fundit nga Shkupi në Ohër. Me këtë, të dënuarit përfitonin mundësinë që gjatë ditës të jenë jashtë burgut për të punuar dhe të kthehen në mbrëmje. Rasti i till ndodhi me ish-shefin e DSK-së Sasho Mijallkov