RMV, Prokuroria me urdhër për hetimin e mashtrimit doganor ku u dëmtua buxheti i shtetit me 250 milionë denarë
Prokuroria Themelore Publike ka filluar miratuar Urdhrin për zbatimin e hetimeve ndaj 19 personave dhe katër subjekteve juridike në lidhje me mashtrimet doganore. Tre nga pesë të dyshuarit janë shtetas të huaj, ndërsa të gjithë janë akoma të pakapshëm për autoritetet, transmeton Portalb.mk.
“Objekt i hetimit janë disa ngjarje gjatë vitit 2024, në të cilat automjete mallrash të ngarkuara me cigare janë lejuar të kalojnë nëpër pikat kufitare pa kontroll të duhur doganor ose mallra të deklaruara për transit nëpër vend janë shkarkuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa automjetet e zbrazëta kanë vazhduar drejt pikave kufitare dalëse”, raportoi Prokuroria, duke propozuar paraburgim për pesë të dyshuar.
Në këtë hetim dyshohet se ka pasur koordinim të veprimeve dhe marrëveshje gjatë kalimit të sasisë së madhe të cigareve, duke kryer veprat penale si kontrabandë, mashtrim doganor dhe shmangie të akcizës.
Prokuroria vlerësoi se me këto veprime është dëmtuar buxheti i shtetit për 250 149 784 denarë.
Ndryshe, Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut më 24 shtator doli me informacione të detajuara mbi aksionin e quajtur “Filter”, ku u zhvillua një hetim i gjerë, përmes të cilit janë zbuluar disa raste të një sistemi të organizuar për kontrabandën e sasive të mëdha të cigareve dhe shmangien e pagesës së detyrimeve ndaj shtetit, në një vlerë totale prej mbi 377 milionë denarësh, ose mbi 6 milionë euro.
Operacioni përfshin raste të realizuara në disa raste gjatë periudhës nga 01.01.2024 deri më 30.06.2024, ku gjatë hetimit të zhvilluar nga Drejtoria e Doganave janë zbuluar mënyra të ndryshme të futjes, shkarkimit dhe hedhjes në qarkullim në mënyrë të paligjshme të cigareve, pa evidencë përkatëse doganore dhe pa pagesën e detyrimeve të përcaktuara me ligj.