RMV, Prokuroria filloi hetimet për 11 persona në lidhje me krimin e organizuar në Çarshinë e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike për Luftimin e Krimit të Organizuar e Korrupsionit dhe Policia e Maqedonisë së Veriut kanë bastisur disa lokacione në qytetin e Shkupit, ku janë konfiskuar disa dëshmi materiale, transmeton Portalb.mk.

“Në aksionin janë marrë një numër i dëshmive materiale dhe janë arrestuar nëntë persona të dyshuar, ndërkohë dy persona janë të pakapshëm për organet”, deklaroi Prokuroria.

Prokurori publik përkatës pas marrjes së kallëzimin penal, ka Urdhëruar hetim për 11 persona për të cilët ekziston dyshime themelore për kryerjen e veprës penale, në lidhje me krimin e organizuar dhe dëmtimin e materialeve nga trashëgimia kulturore. Pesë prej tyre dyshohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

I akuzuari i parë, si Kryetar i Këshillit të drejtorëve në shoqërinë aksionare, nuk ka kryer detyrat zyrtare. Ai së bashku me tjetër ka krijuar grup për shitblerjen e hotel “Shar An”, edhe pse ka qenë me vetëdije se është në hapësirat që përfaqësojnë trashëgimi kulturore dhe nuk mund të shitet. Për këtë, ai ka urdhëruar pjesëtarët e grupit të akuzuar për prishjen e atij objekti.

Ata dyshohet se veprimet e tyre kriminale i kanë kryer prej tetori i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2023. Prokuroria vlerësoi që përmes këtyre aktiviteteve është dëmtuar buxheti i vendit për 180 milionë denarë.