Aksioni policor në Shkup, janë arrestuar disa persona për krim ekonomik

Dhjetë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion policor që po zhvillohet në zonën e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Në aksion, siç mëson “360 gradë”, janë bastisur disa kompani të Shkupit për shkak të krimit ekonomik.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se ka aksion policor, por më shumë detaje do të njoftohen gjatë ditës.