RMV, përmbaruesit dhe gjykatat nuk kanë fshirë asnjë borxh për shkak të vjetërsimit, ndërsa nëse e bëjnë këtë, Apeli i kthen në jetë borxhet e vjetra

Përmbaruesit, por edhe gjykatat nuk i respektojnë ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie obligative dhe të Ligjit për përmbarim tek ndërprerja e përmbarimit për shkak të vjetërsimit, alarmoi Avokati i Popullit Naser Ziberi, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Në ndryshimet ligjore nga korriku i vitit të kaluar shprehimisht thuhet se përmbarimi vjetrohet nëse në afat prej pesë viteve nga hyrja e ploftuqishme nuk paraqitet propozim për përmbarim ose nëse ka kërkesë për përmbarim, ndërsa në afat prej 10 viteve nuk është ekzekutuar.

Kërkesat për ndalje të përmbaruesve i hedhin në kosha për mbeturina, për shkak se nuk kanë qenë të detyruar ata t’i kontrollojn. Të njëjtën e bëjnë edhe gjykatat, kur qytetarët e refuzuar dorëzojnë ankesa, për këtë arsye, siç tha Ziberi, nga ndryshimet e deri më sot përmbaruesit nuk kanë bërë asnjë shlyerje të borxhit për shkak të vjetrimit.

Por, Ombudsmani ua lexoi nenin në ligj dhe i mësoi përmbaruesit se si duhet ta punojnë punën, gjegjësisht se ku është baza e tyre ligjore që të veprojnë.

“Në nenin 93 nga Ligji për përmbarim, në të cilin është rregulluar çështja e ndërprerjes së përmbarimit, në paragrafin 1 alinea 1, saktë është thënë se shkresa e detyrueshme e revokuar, modifikuar, anuluar ose e vendosur jasht fuqisë, është bazë për ndalimin e ekzekutimit. Ekzekutimi ndalon nëse ndodh një nga këto elemente. Krahas rasteve të tjera të parapara me këtë ligj, përmbaruesi do ta ndërpresë ekzekutimin sipas detyrës zyrtare nëse shkresa përmbarimore është shfuqizuar, ndryshuar, anuluar ose jashtë fuisë. Këtë e theksoj për faktin se me ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet obligative, dokumentet e tilla të detyrueshme janë jashtë fuqisë sepse ka skaduar parashkrimi absolut. Kjo është baza ligjore që përmbaruesit të veprojnë në përputhje me nenin 93 të Ligjit për përmbarim. Ekzekutuesi thjesht duhet të deklarojë se ekzekutimi ndërpritet me konkluzion”, tha Ziberi.

Gjykatat në fakt janë më të këqinj se përmbaruesit, shumica e tyre i refuzojnë ankesat. Ziberi thotë se përjashtim janë gjykatat në Kumanovë dhe Manastir, por së koti, sepse gjykatat më të larta, të Apelit, i shfuqizojnë vendimet e tyre dhe i kthejnë në jetë borxhet e vjetruara.

Ziberi potencoi se çdo ditë mbërrijnë ankesa nga ana e debitorëve, të cilët janë viktima të lojës midis përmbaruesit dhe gjykatave. Kërkoi që Kuvendi të organizojë debat publik për efektet nga ndryshimet e ligjit.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjeve për marrëdhënie obligative dhe të përmbarimit u miratuan nga Kuvendi më 20 korrik të vitit të kaluar. Në ndryshime është paraparë edhe që interesi ligjor ndëshkues ndaj debitorëve të kufizohet me shumën bazike të borxhit. Edhe pse në fillim kanë mbërritur ankesa edhe përinteresa mbi pjesën kryesore të borxhit, tani ndryshimi respektohet dhe përmbaruesit u janë përmbajtur kësaj.