RMV, doktoresha ka sulmuar kolegen e saj

Një doktoreshë e punësuar në Spitalin klinik në Manastir dje ka denoncuar në polici se në vendin e punës është sulmuar nga kolegia e saj. Rastin e konfirmuan nga SPB Manastir. Bëhet fjalë për mjeke të punësuara në të njëjtin repart të spitalit, njofton Portalb.mk.

“Të premten në ora 15:50 në SPB Manastir, T.Ç.I. (49) nga Manastiri ka denoncuar se në vendin e punës në Spitalin klinik Manastir fizikisht është sulmuar nga kolegia e saj D.T. nga Manastiri”, thuhet në kumtesën nga SPB Manastir.

Nga policia thonë se po i ndërmarrin masat për zbardhje të rastit.