RMV, nuk do të ketë kredi të shpejta pa prezencë fizike, përfundimisht u miratua Rregullorja për mbrojtje nga mashtrimet me letërnjoftimet e vjedhura

Ministri i Financave Fatmir Besimi përfundimisht solli Rregullore për mbrojtjen e qytetarëve nga marrja e kredive të shpejta në emër të tyre nga persona të tretë. Rregullorja është publikuar para dy ditësh pasiqë Sdk.mk javën e kaluar publikoi se për një rregullore të tillë pritet më shumë se tetë muaj, njofton Portalb.mk.

Prej tani e tutje shoqata financiare më nuk do të mund të japë kredi të shpejtë onlajn, vetëm me fotografi nga letërnjoftimi e cila mund të jetë vjedhur ose gjetur pasi dikush e ka humbur. Do të duhet të me identifikim rigoroz të kërkuesit dhe me prezencë fizike të obligueshme të tij, nëse kërkuesi nuk i pranon të hollat në llogari, por dëshiron t’i paguhen drejtpërdrejtë në ndonjë dyqan.

Nëse kërkuesi i pranon të hollat në xhiro-llogari, kjo do të bëhet me verifikim elektronik, me procedurë rigoroze të konfirmuar me ligj.

Shoqatat financiare për kredi të shpejta, të cilat me vite askush nuk i kontrollon si dhe kujt i japin të holla, u bën ankth për shumë qytetarë të cilët edhe pse asnjëherë nuk kanë marrë një kredi të tillë, marrin njoftime se duhet të paguajnë shuma me gjoba të larta kamate për borxhin e papaguar.

Këtë temë e hapi Avokati i Popullit Naser Ziberi në korrik të vitit të kaluar.

Sapo kuptojnë se dikush i ka futur në borxh duka ua vjedhur emrin, mbiemrin, numrin e amzës dhe adresën, dhe se kanë borxh për kredi që nuk e kanë marrë, qytetarët e dëmtuar denoncojnë në MPB, por shumica e tyre, nga frika nga përmbaruesi, ua paguajnë borxhet e huaja shoqatave financiare.

Rregullorja për mënyrën e menaxhimit me rrezikun kreditor të shoqatave financiare është sjellë të martën. Në nenin 13 thuhet: Shoqata financiare kryen identifikim dhe azhurnim të të dhënave të klientëve dhe kërkuesit e kredive në mënyrat vijuese:

  1. me prezencë fizike në selinë e shoqatës financiare ose në ndonjërin filian të regjistruar të tij dhe
  2.  me përdorim të mjeteve për identifikim elektronik në kuadër të skemës së regjistruar për identifikim elektronik në nivel të lartë të sigurisë, në pajtueshmëri me ligj.

Gjatë identifikimit të klientit, shoqata financiare i siguron më së paku të dhënat vijuese:

– emrin dhe mbiemrin,

– numrin e amzës të qytetarit,

-numrin e letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme,

-adresën e banimit,

-postën elektronike (nëse klienti ka postë elektronike dhe ka për qëllim të aplikoj në mënyrë elektronike),

-numrin e telefonit (numrin fiks ose celular në qoftë se klienti ka për qëllim të aplikoj në mënyrë elektornike),

-emri i punëdhënësit (për klientë në marrëdhënie pune).

Me përjashtim të pikës 1 të këtij neni, nëse mjetet paguhen në llogarinë personale të klientit, shoqata financiare nuk duhet të identifikojë dhe përditësojë të dhënat e klientit.

Nëse klienti ka ndryshim të të dhënave personale, shoqata financiare azhurnimin do të duhet ta bëjë vetëm me prezencë fizike të atij klienti. Në Rregullore thuhet se “Shoqata financiare nuk do ta aprovoj kredinë konsumatore përmes rrugës elektronike të personit fizik, nëse ndonjë informatë në aplikim ose në dëshmitë e dorëzuara dallohen nga të dhënat nga nei 13 paragrafi 2 nga kjo rreggullore, të cilët janë pjesë e dosjes kreditore. Nëse në momentin e identifikimit fizik klienti nuk ka shfaqur qëllim të aplikojë në mënyrë elektronike, me ç’rast nuk i ka theksuar informatat nga neni 13 paragrafi 2 alineja 5 dhe 6 nga kjo Rregullore, ndërsa pastaj aplikon në mënyrë elektronike, shoqata financiare nuk do të aprovojë kredi konsumatore përmes rrugës elektornike”.

Ligji për shoqata financiare i cili nuk i rregullon këto hollësi, u miratua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa rregullrja pas 8 muajve.