RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,022 den/kg.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 80,00 denarë/litër,
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 82,00 denarë/litër,
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 71,00 denarë/litër,
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 69,00 denarë/litër,
  • Mazut М-1 SU – 41,007 denarë/kilogram.

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës, tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës mund t’i formulojnë edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.