Mësuesit do ua japin dëftesat nxënësve deri në fund të këtij muaji

Shkollat ​​fillore në vend kanë marrë shkresë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) për dhënien e dëftesave për nxënësit në periudhën 26-30 qershor, ndërsa në shkollat ​​e mesme kjo duhet të ndodhë deri më 4 korrik, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet në Byronë për Zhvillimin e Arsimit kanë thënë kohë më parë se këtë vit nuk ka probleme me printimin, përkatësisht me prokurimin e dëftesave.

Në shkollat ​​e arsimit të mesëm dëftesat duhet të jepen deri më 4 korrik.

“Kemi afate për dhënien e dëftesave para pushimeve vjetore të profesorëve, pra deri më 4 korrik. Por nuk duhet të nxitojmë t’i japim, sigurisht që nxënësit do t’i kthejnë përsëri në gusht, sepse për t’u regjistruar në vitin e ardhshëm nxënësi duhet të dorëzojë vërtetimin si dëshmi se ka përfunduar vitin e kaluar. Praktika jonë është që kur të mbarojnë të gjithë shkollimin në fund, bashkë me diplomat, t’u japim dëftesat e të gjitha viteve”, shpjegoi për Meta.mk, Andrej Manolev – drejtori i gjimnazit “Nikolla Karev”.

Vitin e kaluar shkollor pati vonesë në dhënien e sëftesave sepse nuk u gjet asnjë kompani për t’i printuar ato. Këtë vit autoritetet premtuan se nuk do të ketë një problem të tillë.

“Është lidhur kontrata me operator ekonomik dhe tashmë është duke i dorëzuar vërtetimet për të gjitha klasat dhe është kryer dorëzimi për nxënësit e klasës së katërt dhe të nëntë në arsimin fillor, si dhe për nxënësit e viteve të fundit të arsimit të mesëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Që nga viti i kaluar është gjithashtu risi që sipas konceptit të ri për Arsimin fillor, të gjithë nxënësit do të marrin për herë të parë shtesë të dëftesës. Shtojca i referohet vetëm aktiviteteve jashtëshkollore të nxënësve, pra përmban përshkrim të arritjeve të nxënësit për aktivitet të caktuar jashtëshkollor.

“Në shtojcë nuk do të ketë notë, por do të ketë tekst. Ai nuk do të ndikojë në sukses. Mësimdhënësit do të marrin udhëzime se si ta plotësojnë atë dokument”, sqarojnë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Në të ardhmen është planifikuar që me ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe atë për arsimin e mesëm, shtesa të ndikojë në regjistrimin e studentëve në nivelet e arsimit të lartë. Për shembull, nëse dikush ka studiuar lëndë zgjedhore në fushën e shkencave të natyrës dhe nëse dëshiron të regjistrohet në mjekësi, atëherë shtojca do të vlerësohet në përputhje me rrethanat gjatë regjistrimit.