RMV, një burrë ndërroi jetë pasi u përplas nga treni në stacionin hekurudhor
Një burrë vdiq pas goditjes nga treni në linjën hekurudhore afër Gradsko, tha Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Veles, transmeton Portalb.mk.
Treni ka qenë duke lëvizur në orët e mëngjesit në linjën Gjevgjeli – Shkup dhe e ka goditur atë në stacionin afër Gradsko në afërsi të Velesit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore nga Velesi.
QRMK Veles njofton se bëhet fjalë për një burrë i lindur në vitin 1960.
Ekipet e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Veles dhe prokurori publik po bëjnë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Për shkak të aksidentit shërbimi hekurudhor është pezulluar.