RMV, me muaj duhet të pritet për një mamografi, ndërsa parandalimi i kancerit është vetëkontrolli
Vlerësohet se një në 12 gra në Maqedoni deri në moshën 75 vjeç mund të zhvillojnë kancer të gjirit. Kufiri i moshës nga 65 në 75 është ulur në 35 vjeç. Këtë e tha Dr. Gordana Gjorçeva-Kamçeva, radiologe nga Spitali i Përgjithshëm në Kavadar, e cila mori pjesë në panelin për kancerin e gjirit “Muaji Rozë i Tetorit”, të organizuar nga Spitali i Velesit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek gratë për mbrojtjen, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
“Gratë në moshën 35 vjeç duhet të fillojnë me vetë-ekzaminim ose me ultratinguj, dhe në moshën 40 vjeç duhet të bëjnë edhe mamografi. Kanceri i gjirit fillon me rritjen e pakontrolluar të qelizave dhe formimin e atij tumori malinj. Në fazat e hershme, nuk shkakton dhimbje, prandaj disa gra nuk reagojnë, nuk shkojnë te mjeku. Gratë janë më të ekspozuara ndaj kancerit të gjirit, tek burrat vetëm një përqind”, deklaroi Dr. Gjorçeva Kamçeva, duke i numëruar edhe disa shkaktarë të tjerë.
Pavarësisht këmbënguljes së saj se gratë mbi 40 vjeç kanë nevojë për një ekzaminim parandalues me mamografi, gratë në Veles presin dy ose më shumë muaj për një termin. Ato duan një ekzaminim mamografik, por nuk kanë mundësi për shkak të mungesës së termineve dhe pritjes së gjatë. Këtë e konfirmoi një mjeke familjare nga Kavadari, e pranishme në forumin në Veles.
“Miratimi i termineve nuk varet nga mjeku i familjes ose radiologu. Sistemi ‘Termi Im’ është ai që i rishpërndan gratë në dhomat e ekzaminimit. Pres që kjo të kapërcehet dhe çdo grua të ketë terminin më të shpejtë. Në rastin e pacientes së shëruar, spitali bën shpërndarjen e termineve. Më ka ndodhur që kam pasur termine të tilla, por asnjë pacient që është regjistruar për ekzaminim”, tha Dr. Gjorçeva Kamçeva.