RMV, nevojitet program skriningu për zbulim të hershëm të kancerit në gji

Sistemi shëndetësor në vend nuk ka program skriningu të detyruar për pacientët me kancer. Nga Shoqata e pacientëve onkologjik “Hema Onko” thonë se fakti që vendi nuk ka një program të tillë që ndikon në diagnostikimin e vonshëm të kancerit, njofton Portalb.mk.

“Kemi shumë punë. Ende nuk kemi bërë hapa në ndryshimet dhe në sistemin shëndetësor dhe në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe në programet skrining dhe në listën pozitive, madje edhe në mënyrën në të cilën Onkologjia është e organizuar, gjegjësisht disperzion. Në këtë moment, në Maqedoni, në mënyrë zyrtare dhe të detyruar program skriningu nuk ekziston dhe kjo është me të vërtetë problem. Ne tanimë negociojmë, bëjmë përpjekje që ky program skriningu të bëhet i obligueshëm për të gjithë qytetarët që janë nga 40 deri në 60 vjeç, gjithashtu të bëhet e obligueshme edhe për mjekët amë, pra ato të kujdesen për pacientët e tyre”, tha Ana Marjanoviq nga Shoqata “Hema Onko”.

Milica Kuzmanovska, nënkryetare e Shoqatës theksoi se mungojnë edhe programe për parandalimin e kancerit dhe program për rehabilitim.

“Nuk është vetëm shërimi dhe terapia. Kemi një problem të madh me pacientët. Sot po flas për pacientët me kancer të gjirit. Program për rehabilitim në përgjithësi nuk ekziston në shtetin tonë. Pra, nuk është vetëm shërimi duhet të gjithë të pyesim çfarë pas shërimit dhe kimioterapisë, ende ka probleme, ende ka disa çështje që duhet zgjidhen”, potencoi Kuzmanovska.

Nga “Hema Onko” informuan se këtë vit janë regjistruar mbi një mijë pacientë të rinj me kancer të gjirit.

Kujtojmë se Enti Shtetëror i Revizionit, konstatoi se Programi i Ministrisë së Shëndetësisë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje nuk po arrin efektin e pritur, pavarësisht faktit se 22.9 milionë denarë (rreth 370 mijë euro) u shpenzuan për aktivitete skriningu në vitin 2023.