RMV, nesër do të luhen pesë ndeshjet e Ligës së Parë

Në kalendarin e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut janë planifikuar pesë ndeshje për nesër, ndërsa për të dielën vetëm një ndeshje, transmeton Portalb.mk.

Voska Sport do të luan kundër Shkupit, Gostivari do të udhëton në Shtip për të luajtur kundër Bregallnicës, ndërsa Shkëndija kundër Vardarit në Shkup. Ndërkohë Makedonija Gj.P. do të përballet me Tikveshit, kurse Sileksi kundër Akademia Brera.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 15:00.

Ndeshja e vetme që do të luhet të dielën është ajo ndërmjet Rabotniçkit dhe Strugës.

Ndryshe, Struga gjendet në pozitën e parë me 48 pikë, ndjekur nga Shkupi me 47 pikë dhe Shkëndija me 44 pikë. Gostivari gjendet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Voska në vendin e nëntë me 26 pikë.

Shkupi dhe Voska Sport janë dy ekipe shqiptare që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë. Më 3 dhe 17 prill, Shkupi do të luan kundër Tikveshit, ndërsa Voska do të jetë kundërshtar i Makedonija Gj.P. Finalja do të luhet më 22 maj.