Voska nga Ohri për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Ekipi shqiptar nga Ohri, Voska Sport, për herë të parë do të luan në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi sot arriti të fiton në çerekfinalen e kësaj gare, transmeton Portalb.mk.

“Një sukses vërtetë i jashtëzakonshëm për klubin tonë, që në edicionin e parë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, po i jep ngjyrë si kampionatit, ashtu edhe ndeshjeve të Kupës, ku shpresojmë të arrijmë sa më lartë”, vlerësojnë nga ky ekip.

Voska Sport sot arriti të fiton me rezultat 1:0 kundër ekipit të Bregallnicës në Shtip. Përmes kësaj fitore, së bashku me Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Akademia Brera do të jenë në gjysmëfinale. Nesër pritet të luhet çerekfinalja e fundit ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit.

“Ndeshja çerekfinale e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Rabotniçit dhe Shkupit, e cila duhej të luhej sot, u shty për shkak të reshjeve të shiut dhe terrenit të papërshtatshëm në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari”, njoftojnë nga KF Shkupi, duke theksuar që loja do të fillon pa publik në ora 13:00.

Ndryshe, Voska Sport këtë vit për herë të parë garon në Ligën e Parë, ku për momentin gjendet në pozitën e parafundit.