RMV, në mesnatë ndryshon çmimi i benzinës

Çmimi i benzinës BS-95 do të shtrenjtohet pas mesnatës për 1 denarë, respektivisht një litër do të kushtojë 82,5 denarë.  Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, për një denarë do të rritet edhe çmimi i benzinës BS-98 dhe një litër do të kushtojë 84,5 denarë.

Çmimi i naftës mbetet i pandryshuar, respektivisht, një litër naftë aktualisht kushton 72,5 denarë për litër.