RMV, në aksidentin afër Kollarës humbi jetën një 46-vjeçar nga Shkupi, me lëndime të rënda bashkëudhëtarja minorene

Në aksidentin e trafikut dje rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar afër fshatit Kollare jetën e ka humbur një 46-vjeçar nga Shkupi, pasi me automjetin që e ka drejtuar ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka marrë bashkëudhëtarja minorente në automobil, njofton Portalb.mk.

“Më 01.03.2024 në orën 18:20 në stacionin policor Kërçovë, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollare, automjeti ‘ford’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.N. (46) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Madje, ai nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma urgjente mjekësore. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja minorente, të konstatuara në spitalin në Kërçovë”, informoi SPB Ohër.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga Sektori për punë të brendshme Kërçovë.