Qendra Kulturore Rinore për shkak të zgjedhjeve është jofunksionale, 30 personave nuk u janë vazhduar marrëveshjet

Të gjithë ngjarjet, punëtoritë në Qendrën Kreative të Fëmijëve, ligjërata në Planetarium, ditëlindje të fëmijëve në Qendrën Kulturore Rinore nga sot anulohen. Prindërit të cilët tashmë janë blerë bileta për ngjarje të caktuara ose kanë paguar për punëtori të caktuara kanë marrë njoftim se të hollat do t’ju refundohen, ndërsa ata kanë qenë të informuar se bëhet fjalë për “direktiva që i ka sjellë Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), ndërsa lidhur me zgjedhjet vijuese në maj sivjet”, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Kjo ndodh pasi 30 personave të angazhuar në QKR, të cilët kanë punuar me marrëveshje në vepër të lidhura për një muaj, u është thënë se në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor, në periudhën parazgjedhore nuk mund të ketë vazhdime të reja të marrëveshjeve, gjegjësisht transfere të njëfishta, që prej aty, të punësuarit me marrëveshje në vepër deri në mbajtje të zgjedhjeve në maj mbeten pa angazhim.

Më 16 shkurt, KSHPK ka dërguar njoftim deri të 1.300 institucione në shtet, e cila përmban segmente nga Kodi zgjedhor, ndërsa të cilët u dedikohen pjesës për punësime të reja, pushime nga puna, fillim të projekteve të reje dhe të tjera, në periudhën parazgjedhore. Në njoftim saktë është theksuar se çfarë munden, ndërsa çfarë nuk munden të bëjnë në 2,5 muajt e ardhshëm.

Mes tjerash, në njoftim shkruan:

“Nuk mund të realizohen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, gjegjësisht të gjithë transferet njëvjetore dhe pagesa ose transfere të njëfishta nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike, as të tjetërsohet kapital shtetëror, e as të nënshkruhen marrëveshje kolektive, siç qëndron në nenin 8 nga Kodi Zgjedhor.

Në Qendrën Kulturore Rinore, në planetariumi, byfenë, këndin kreativ të fëmijëve dhe për organizim të ditëlindjeve kanë qenë të angazhuar 30 persona, të cilët kanë punuar me marrëveshje në vepër, të cilëve u është vazhduar çdo muaj. Lloji i marrëveshjeve të këtilla, siç brifojnë nga Komisioni i Antikorrupsionit, hyjnë në pjesën “trasfere të njëfishta”, që në mënyrë praktike do të thoshte se këta persona në periudhën parazgjedhore nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje e re dhe duhe të presin të përfundojnë zgjedhjet.

Drejtori i QKR-së, Beni Shaqiri nuk iu përgjigj pyetjeve tona, ndërsa burime nga QKR-ja për Meta.mk deklaruan deka bëhet fjalë situatë përfundimisht të pavolitshme për personat e angazhuar me marrëveshje neë vepër, i vazhduar çdo muaj – praktikë për të cilën me vite theksohet si e dëmshme nga ana e Komisionit të Antokorrupsionit, ndërsa zbatohet në thuajse të gjithë institucionet shtetërore dhe publike në vend.

Kësaj here, kjo praktikë e dëmshme bie në kurriz të personave të angazhuar në Qendrën Kulturore Rinore të cilët mbeten pa punë muajt e ardhshëm, por edhe të qytetarëve, të cilët për shkak të periudhës parazgjedhore mbeten pa numër të madh të ngjarjeve kulturore dhe rekreative në njërin nga institucionet e rralla në vend i cili ka kushte që t’i ofrojë të njëjtat.

Ende nuk dihet se nëse ekziston mënyrë që të zgjidhet ky problem, duke pasur parasysh që Kodi Zgjedhor është decid lidhur me të gjithë pagesat e reja pse transferet e njëfishta nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve.