RMV, liderët në dhjetor pritet të vendosin për zgjedhjet, opozita nuk heq dorë nga kërkesat e saj

Liderët e partive politike, sipas të gjitha gjasave, do të takohen në dhjetor, për të diskutuar rreth zgjedhjeve. Por, partitë nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre. VMRO – DPMNE nuk dëshiron qeveri teknike që BDI të mos ketë kryeministrin shqiptar, shkruan TV 24, transmeton Portalb.mk.

Opozita maqedonase sot sërish i bëri thirrje LSDM-së të ketë zgjedhje pa qeveri teknike.

“BDI është struktura më e kriminalizuar në shtet. Nuk ka funksionar nga ajo parti i cili nuk është i përfshirë në korrupsion. Është turp për shtetin që kryeministri teknik të vijë nga radhët e tyre. Në Maqedoni mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknik dhe pa kryeministër teknik nga BDI. LSD duhet të inkurajohet dhe të pranojë ofertën e VMRO – DPMNE-së”, thuhet në kumtesë.

Në pragë të zgjedhjeve, lideri i partisë më të madhe opozitare, VMRO – DPMNE, Hristijan Mickoski sot në ngjarjen “Platformë për ardhmërinë”, paralajmëroi se, ekonomia do të jetë prioritet i tyre dhe tha se, rreth 250 milionë euro në vit do t’i destinojë për investime kapitale në komuna.

Kryetari i “Të majtës”, Dimitar Apasiev, në intervistë për A1 on, tha se, partia e tij është e gatshme që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të negociojë me VMRO – DPMNE-në për formimin e qeverisë së përbashkët. Ai theksoi se, “E majta” ka parime të cilat, nëse nuk i pranon VMRO-DPMNE nuk i pranon, nuk do të ketë bashkëpunim.

“Do t’i shohim kushte. Ne negociojmë në mënyrë principiele, as herën e parë as të fundit. Ne nuk jemi për atë që të jemi në qeveri me çdo kusht. Kemi principe, nëse DPMNE nuk i pranon ato principe, vazhdoni punën”, tha Apasiev.

Nga LSDM thonë se, me deklaratën për koalicion të mundshëm mes “Të majtës” dhe VMRO-së kanë rënë maskat.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike i bëri thirrje gjithë institucioneve shtetërore që në kohë të rregullojnë listën zgjedhore, përkatësisht, të pastrohet nga “votuesit fiktiv”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi më 23 nëntor se, takimi  me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve do të mbahet në Kuvend në dhjetor.

Ai nuk saktësoi se kur do të mbahen zgjedhjet, por tha se në maj ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të mbajtur zgjedhje të rregullta presidenciale dhe parlamentare. Ndryshe, 8 maji është data e vetme kur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mund të mbahen në mandatin e rregullt.

Kryeminstri tha se para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të merren vendime të tjera.