RMV, kryetari i Sindikatës reagoi pas vendimit të Ministrisë që procesi mësimor të zhvillohet edhe të shtunën
Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zhvillimin e procesit arsimor edhe ditën e shtunë, transmeton Portalb.mk.
“Prej kur ditët që janë jopune brenda natës janë bërë ditë pune? Ministria për arsim menjëherë të largon Njoftimin në shkolla, përmes së cilës shkollat detyrohen të punojnë në ditë “jopune”, që u shpallën nga Qeveria”, reagoi Nedelkov.
Ai përkujtoi që këto ditë jopune janë shpallur për shkak ditëve të zgjedhjeve, duke theksuar që edhe në vitin shkollor 2021/22 viti është përmbyllur me më pak se 180 ditë pune.
Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë ka vendosur që dy të shtuna të jenë ditë pune në shkollat e Maqedonisë së Veriut për shkak zgjedhjeve, ndërsa një e shtunë tjetër të jetë ditë pune vetëm për shkollat e Shkupit, për shkak konferencës ndërkombëtare të OSBE-së që u mbajt në Shkup më 30 nëntor.
Maqedonia e Veriut ka përcaktuar 24 prillin dhe 8 majin, dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Gjatë këtyre dy ditëve nuk do të zhvillohet mësimi në shkolla, ndërsa në ditët paraprake mësimi do të zhvillohet prej orës 07:00 deri në ora 11:00.
- LEXO: Mësimi në shkollat e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet edhe të shtunën për shkak zgjedhjeve dhe konferencës së OSBE-së
- LEXO: RMV, në shkollat ku do të votohet do të ketë mësime të shkurtuara në ditët para zgjedhjeve
- LEXO: RMV, në ditët e zgjedhjeve nuk lejohet të punohet, por as Inspektorat i Punës nuk mund të dënojë nëse punohet
- LEXO: Shkup, vendet anëtare të OSBE-së miratuan deklaratë të përbashkët për sigurinë e gazetareve