RMV, në shkollat ​​ku do të votohet do të ketë mësime të shkurtuara në ditët para zgjedhjeve

Nxënësit që ndjekin mësimet në shkollat ​​ku do të votohet, në ditët para zgjedhjeve, 23 prill dhe 7 maj, do të vijojnë mësimin nga ora 07:00 deri në orën 11:00, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), mësimi i shkurtuar do të zbatohet vetëm për nxënësit e shkollave ku do të votohet në zgjedhje. Në shkollat ​​ku nuk është planifikuar votimi, mësimi do të zhvillohet pa ndryshime sipas orarit të planifikuar.

“Mësimdhënia në vitin akademik 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës së shkollave fillore dhe të mesme. Ndonëse votimi në raundin e parë dhe të dytë zgjedhor është planifikuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimin dhe nuk do të humbasin pjesë të materialit mësimor”, njofton Ministria e Arsimit.

Ministria rikujton se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, kurse për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.

Kujtojmë se 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maji 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.