RMV, kryetari i komunës alarmoi se po kërcënohet me jetë për shkak prishjes së ndërtimeve pa leje

Kryetari i Komunës së Gazi Babës në rrjetet sociale ka alarmuar se është kërcënuar kohët e fundit në mënyrë direkte dhe indirekte, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Boban Stefkovski informoi qytetarët se ai është kërcënuar me jetë dhe është në pyetje siguria persona e tij”, informojnë nga Komuna e Gazi Babës.

Kryetari Stefkovski gjendjen e tij të sigurisë e ka shpalosur në fejsbuk, ndërsa theksoi që kjo situatë vjen pas aksionit të përbashkët me Ministrinë për Punë të Brendshme për prishjen e ndërtimeve pa leje.

“Periudhën e fundit deri te une janë drejtuar kërcënime direkte dhe indirekte për jetën dhe sigurinë time dhe të familjarëve. Prej dje mund të them se është në pikëpyetje siguria ime personale”, sqaroi Stefkovski.