RMV, komunat me shumicë shqiptare me shtim pozitiv të popullsisë, ato maqedonase me shtim negativ

Enti Shtetëror i Statistikës raportou se komunat me shumicë shqiptarë i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë, ndërsa ato me shumicë maqedonase i prijnë listës së komunave me shtim negativ të popullsisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte negative në tremujorin e katërt të vitit 2023. Numri i lindjeve të gjalla ishte prej 4.185, një ulje prej 4,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vdekjeve ishte prej 5.028 persona, apo një ulje prej 1,5%në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit paraprak. Shtimi natyror është negativ – 843 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Por shikuar në nivelin komunal, ka nuanca që vlen të theksohen.

10 komunat e para për nga shtimi pozitiv popullsisë, 8 prej tyre janë me shumicë shqiptare, respektivist:

Çairi                       +69

Saraji                     +63

Tetova                  +54

Studeniçani         +49

Haraçina              +37

Likova                   +31

Zhelina                  +27

Çashka                  +17

Shuto Orizarja, ku romët përbëjnë 44% të popullatës dhe shqiptarët 35% poashtu ka shtim poztiv prej 17. Çuçer Sandeva me shtim pozitiv prej 15 është e vetmja komunë maqedone në top dhjetëshen e komunave me shtim pozitiv të popullsisë.

Ndërsa në spektrin e kundërt, 9 prej 10 komunave me shtimin më të lartë negativ të popullsisë janë me shumicë maqedone, respektivisht:

Manastiri             -126

Kisella Voda        -77

Prilepi                   -74

Shtipi                     -56

Koçani                   -55

Ohri                       -51

Velesi                    -48

Sveti Nikolla        -44

Dellçeva               -38

Këtu bën përjashtim vetëm Kërçova me shtim negativ prej -50. Kërçova është me shumicë shqiptare prej 53%.