RMV, kështu mund të kundërshtoni vendimet e refuzuara për bursa studentore dhe shkollore

Në muajin dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli rezultatet e konkursit për bursa studentore për vitin akademik 2023/2024, si dhe konkursin për bursa studentore për vitin akademik përkatës, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e refuzuar që aplikuan për bursë studentore, si dhe për bursë nxënësish, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, kanë mundësi të bëjnë ankim, pasi të marrin vendimin në mënyrë elektronike, ku do të tregohet arsyeja pse nuk u pranua aplikimi. Dorëzimi elektronik i vendimeve, tha ministria, bëhet përmes portalit “e-uslugi” dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjësisht studentit. Kjo është një risi e prezantuar për herë të parë këtë vit.

Nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur për Meta.mk se përgatitja dhe dërgimi i vendimeve bëhet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin vendim më së voni deri në fund të marsit.

Studentët kanë mundësi të paraqesin kundërshtim brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e marrjes së vendimit. Kundërshtimet duhet t’i paraqiten Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit të shkallës së dytë.

Meta.mk shpjegon mënyrën dhe procedurën që kandidatët e refuzuar për bursë studentore apo studentore të ankimojnë vendimet e marra.

Studentët dhe nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me arsyetimin e vendimeve, duhet të paraqesin ankesë në Komisionin Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të punësimit në shkallën e dytë.

Ankesat duhet të dërgohen në Komisionin Shtetëror në rrugën Dimitar Vlahov nr. 4. Ankesat mund të dërgohen me postë ose të dërgohen drejtpërdrejt në sportelet në ambientet e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedimin administrativ.

Ankesa mund të printohet ose të shkruhet me dorë dhe të nënshkruhet nga studenti/nxënësi që ankohet.

Në ankesë studenti duhet të tregojë arsyen e kundërshtimit, pra të ankimit.

ANKESË nga: (emri dhe mbiemri i studentit), me EMBG (numri amë) dhe vendbanimi (adresa, komuna, qyteti/vendbanimi), studenti i regjistruar në studimet universitare në (emri i institucionit të arsimit të lartë)

Lënda: Kundërshtim ndaj rezultateve të Konkursit për ndarjen e bursave për studentë të rregullt të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë i universiteteve publike dhe private dhe institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024

Kundërshtoj vendimin me numër (numër të vendimit) të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga (data e vendimit) të dorëzuar në llogarinë time të përdoruesit në portalin “e-uslugi”.

Ndonëse i plotësoj të gjitha kushtet e kërkuara në konkursin për dhënien e bursave, sipas Vendimit dhe arsyetimit në të, nuk kam fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës.

Në Vendim thuhet se (thuhet arsyeja pse refuzohet kërkesa e studentit). Mirëpo, edhe unë e plotësoj atë kusht, pra (tregon një arsye pse studenti konsideron se e plotëson kushtin).

Prandaj shpreh pakënaqësinë time dhe e kundërshtoj Vendimin.

Kërkoj që ky kundërshtim të shqyrtohet dhe shpresoj që vendimi të ndryshohet.

Në fund shënohet data e paraqitjes së kundërshtimit dhe nënshkrimi i personit që paraqet kundërshtimin (emri, mbiemri dhe nënshkrimi me shkrim dore).
Numri i Vendimit dhe data e përgatitjes së tij gjenden në dokumentet që studentët kanë marrë ose do të marrin në “e-uslugi”.

Studentët që paraqesin kundërshtim duhet të përshtasin shembullin e mësipërm sipas rrethanave (të ndryshojnë emrin e konkursit dhe institucionin arsimor në të cilin studiojnë).

Një shembull i një kundërshtimi me shkrim mund të gjendet në këtë dokument: