RMV, janë shqiptuar 147 gjoba në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 147 masa, njofton Portalb.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 35 masa për drejtim të automjetit me shpejtësi jashtë të lejuarës, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, siç potencojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe tetë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tri masa për kalim në semaforë të kuq…