RMV, janë arrestuar 10 persona në aksionin e koordinuar policor (VIDEO)

Dhjetë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të koordinuar policor me qëllim shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal e cila ka bërë trafikimin e migrantëve, njoftoi policia e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Tre anëtarë të grupit janë duke vuajtur dënimin në burgun e Shtipit, Idriozvës dhe Hungarisë, për veprën e njejtë të bërë kohë më parë.

“Ky grup kriminal ndërkombëtar drejtohej nga M.I., S.M., Zh.K., D.D. dhe S.P., ku fillimisht kanë siguruar automjete nga agjencitë për marrjen me qira të makinave nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Bullgaria, e më pas kanë angazhuar “shoferë” dhe “pastrues ë terrenit” për pranimin dhe transportin e emigrantëve. Nga ana e organizatorëve, përmes takimeve personale në lokacione të paracaktuara në Serbi dhe Hungari, si dhe përmes aplikacioneve mobile, “shoferëve” dhe “pastruesve”, si dhe organizatorëve nga Serbia dhe Hungaria, u është dërguar vendndodhjen e saktë për pranimin e migrantëve të paligjshëm. Nga këto lokacione, migrantët janë marrë nga S.I., M.D., K.Zh., A.T., S.S., SH.G, N.M, N.M. dhe M.M. të cilët janë punësuar si “shofer” dhe “pastrues”. Të njëjtët persona punësonin herë pas here persona të tjerë si shoferë për të pranuar emigrantët”, thonë mes tjerash nga MPB.