RMV, institucionet na harxhuan shpresën e fundit, thanë prindërit e viktimave në “Puls” në “Marshin e nëntë për egjëjt”

Sot për herë të nëntë në Koçan u mbajt “Marsh për engjëjt” ku prindërit e viktimave në zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Puls” kërkoi drejtësi dhe përgjegjësi joselektive për jetët e humbura të fëmijëve të tyre, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Ata nga protesta dërguan porosi institucioneve, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe presidentes Gordana Siljanovska-Davkova se ua kanë harxhuar edhe shpresën dhe besimin e fundit.

Ata nga ndërtesa e Gjykatës së Koçanit iu drejtuan Prokurorisë prej nga kërkuan përgjigje, por edhe përgjegjësi nga ata që janë fajtorë.

“Këto institucione na shpenzuan edhe copën e fundit të shpresës dhe besimit se ky shtet mund të na mbrojë. Këto institucione sërish na vranë fëmijët tanë. Sërish e vranë shpresën tek ne se kjo tragjedi, nëse jo diçka tjetër, do të jetë të paktën mësim që për në të ardhmen një gjë e tillë asnjëherë të mos përsëritet. Ministri Toshkovski dhe prokurori Kocevski na kanë borxh përgjigje se si është e mundur që policia të realizojë kontroll aksioni në një objekt i cili spak nuk ka guxuar të punojë, objekt i cili në atë moment nuk ka pasur kurrfarë licencë valide, kurrfarë leje, ndërsa ka pasur edhe llogari të bllokuar nga DAP-i. Nëse objekti aspak nuk ka guxuar të punojë atë natë të kobshme, institucionet na kanë borxh përgjigje se kush e ka bërë këtë gabim dhe se kush duhet të përgjigjet që atë natë të 16 marsit kjo diskotekë ishte e hapur”, tha nëna e një prej fëmijëve që humbi jetën në tragjedinë.

Ajo shtoi se deri tani as MPB-ja dhe as Prokuroria nuk u kanë dhënë përgjigje se kush do të përgjigjet për futjen e piroteknikës ilegale në objekt e cila është arsye për zjarrin.

Ata pyetën edhe se deri ku është përgjegjësia e Inspektoratit Shtetëror të Tregut se kush kryen mbikëqyrje inspektuese për zbatim të ligjeve.

Prindërit para ndërtesës së Gjykatës së Koçanit e shprehën revoltën e tyre ndaj të gjithë institucioneve ër të cilët thanë se janë të korruptuar duke theksuar se ajo që ka ndodhur me fëmijët e tyre nuk  është gabim, por është krim sistematik.

Ata porositën se nuk do të ndalen derisa në mënyrë joselektive të gjithë fajtorët nuk përgjigjen për zjarrin në “Puls”.

Me prindërit nga Koçani sot në marsh doli edhe Dragi Georgiev, babai i bateristit të ndjerë të DNK-së, Gjorgi, i cili dërgoi kritika deri te kryeministri Hristijan Mickoski dhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Georgiev gjatë fjalimit të tij i grisi letrat nga Mickoski dhe Siljanovska-Davkova, ndërsa që i janë ërguar atij duke thënë se ato për të nuk vlejnë, sepse janë bllanko të nënshkruara, të dërguara deri tek të gjithë, formalisht. Madje, ai nxori një kartëmonedhë 2.000 denarëshe, e ka lënë në rrugë dhe u bëri thirrje autoriteteve të shkojnë ta marrin që, siç tha, të kenë të holla që të ndezin një qiri për fëmijët që humbën jetën në “Puls”.

Përndryshe, të lënduarit në tragjedinë në Koçan dhe familjet e tyre nga e hëna në linjë të drejtëpërdrejtë telefonike – 070 355 526 që e hapi Qeveria do të mund t’i shprehin kërkesat dhe nevojat e tyre.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.