Shukova: Një shef i SPB Shtip po mbrohet nga Kocevski dhe Mickoski në hetimin për Koçanin

Prokurori publik Lubomir Kocevski i cili ishte nën kanosje se do të ndërrohet nga pushteti aktual, dje e mbylli hetimin për zjarrin në Koçan pa asnjë të dyshuar ose të akuzuar funksionar aktual të pushtetit i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, akuzoi sot LSDM-ja në konferencë shtypi, njofton Portalb.mk.

Hristijan Mickoski i shfrytëzoi të gjithë mekanizmat e pushtetit, kërcënimet, shantazhet dhe presionet me qëllim të vetëm që t’i mbrojë njerëzit e tij, gjegjësisht ata të cilët janë më përgjegjës për tragjedinë e cila ndodhi në Koçan, ndërsa ata janë funksionarët aktual të pushtetit. Me çka Mickoski po e mban nën kontroll të plotë të tij Kocevski“, tha në konferencën e sotme për shtyp Kaja Shukova, nënkryetare e partisë.

Sipas saj, sot është e qartë se nuk ka drejtësi duke paralajmëruar se do të publikojnë dëshmi kyçe për të cilat, tha ajo, “dukshëm fshihen që të mbrohen ata nga pushteti”. Personi i parë i mbrojtur, thksoi Shukova, është Dejan Salltirovski.

“Prokuroria duhet të përgjigjet: Se nëse ekziston urdhër i shkruar për kontroll aksioni në të cilin qëndron se dyert e diskotekës “Puls” duhet të jenë të mbyllura? Kjo është në kundërshtim me procedurat standarde të operacioneve. Pyesim se kush e ka nënshkruar një urdhër të tillë? Pse nëse Prokuroria posedon një dokument të tillë nuk ka asnjë të akuzuar nga funksionarët policor aktual nga ajo natë? Më tej, Prokuroria dhe pushteti duhet të përgjigjen se pse nuk ka aktakuzë kundër atëherë shef aktual i SPB Shtip Dejan Salltirovski? Ai e ka ditur ose është dashur ta dijë se në urdhrin për kontroll aksioni PSO qëndron se do të mbyllen dyert në diskotekën ‘Puls’?!”, tha nënkryetarja e LSDM-së.

Gjithashtu, Shukova pyeti se pse Prokuroria nuk po e publikon publikisht videon në të cilën shihet shefi i SPB Shtip, Dejan Salltirovski, në periudhën 12:30 deri në orën 01:30 para diskotekës “Puls” në Koçan.

Ajo gjithashtu pyet se nëse Dejan Salltirovski është i mbrojtur personalisht nga Pançe Toshkovski, i cili ka qenë avokat i tij dhe “jo vetëm që juridikisht e ka përfaqësuar por si i punësuar në policinë kufitare policëve u ka ofruar autorizim të nënshkruar nga avokati Pançe Toshkovski me qëllim që të përfitojnë të holla nga buxheti i shtetit”.

LSDM-ja i bëri thirrje Prokurorisë që të çlirohet nga, siç tha ajo, “kufizimet e pushtetit sepse drejtësia selektive është padrejtësi”.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan më 30 maj përfundoi procedurën hetimore në lidhje me zjarrin në klubin “Puls”, ku përfshihen gjithsej 46 të dyshuar për Krime të Rënda kundër Sigurisë së Përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Informoi se në periudhën në vijim do të ecin afatet ligjore gjatë të cilave mbrojtja mund të shqyrtojë provat dhe të propozojë provat e veta, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.