RMV, është hapur thirrje publike për aplikime për grante të vogla për prodhimin e përmbajtjeve mediatike
Projekti SMS Facility – Mbështetje për mediat e vogla në Ballkanin Perëndimor shpall një Thirrje Publike për aplikime për grante të vogla për prodhimin e përmbajtjeve mediatike për aplikantët nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Projekti SMS Facility zbatohet nga një konsorcium prej gjashtë organizatash të shoqërisë civile për mbështetje të mediave – Centar za promociju civilnog društvaa CPCD (Bosnjë dhe Hercegovine) si aplikanti kryesor (AK), Thomson Media gGmbH (Gjermani), Science & Innovation for Development SCIDEV (Shqipëri), Kosova Glocal (Kosovë), Centar za demokratsku tranziciju CDT (Mali i Zi) dhe Fondacioni Metamorfozis (Maqedoni e Veriut) të cilat zbatojnë projektin në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Projekti SMS Facility – Mbështetje për mediat e vogla në Ballkanin Perëndimor synon të promovojë lirinë e medias, kapacitetin organizativ dhe qëndrueshmërinë institucionale të mediave të vogla në të gjithë rajonin. Qëllimi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mbështetje financiare të synuar për organizatat e vogla dhe lokale mediatike në të gjithë Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi), me qëllim përmirësimin e cilësisë, profesionalizmit dhe ndikimit të përmbajtjes së tyre mediatike.
Dokumentacioni i plotë, duke përfshirë udhëzime të hollësishme për aplikantët dhe formularët e aplikimit, është i disponueshëm në këtë LINK.