RMV, është arrestuar pastaj lëshuar në liri i arratisuri Goran Grujevski

Ish-shefi i Administratës së pestë në DSK dhe i arratisuri, Goran Grujevski dje është arrestuar në Zagreb pas flet-arrestit të shpallur ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, por sot është lëshuar në liri. MPB-ja kroate dhe Interpoli ka dërguar informatë deri te MPB-ja dje për arrestim, si dhe informatën e fundit që prej në mëngjes se ai është lëshuar në liri, shkruan Telma, njofton Portalb.mk.

Vendimi që të lëshohet në liri është meritë e faktit që Grujevskit i është aprovuar azil në Greqi.

Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski në qershor të vitit 2017 u arrestisën nga Maqedonia në Greqi pasi u akuzuan në procesin gjyqësor “Target Fortesa”, i lidhur me përgjimin ilegal masiv.

Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor të vitit 2017 në aeroportin në Selanik me pasaporta të reejshme bullgare, nën emrat Nexhbi Hasani dhe Hristo Atanasov.

Në “Fortesë-Target”, krahas dy të arratisurve, të akuzuar janë edhe Gordana JankulloskaToni JakimovskiNadica Nikoliq dhe punonjës tjerë në DSK të cilët e kanë kryer përgjimin nga viti 2009 deri më vitin 2015.