RMV, deri në janar do të jetë e hapur linja e dytë për projektin “Evropa lëviz”

Thirrja e dytë e shpallur nga Komisioni Evropian për projektin “Kultura lëviz Evropën – Culture Moves Europe”, do të jetë i hapur deri më 16 janar të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni i posaçëm i Komisionit Evropian “Kultura lëviz Evropën- Culture Moves Europe” synon të mbështesë lëvizshmërinë në sektorët kulturorë dhe krijues në 40 vende, pjesëmarrës të plotë në programin Evropa Kreative, përfshirë edhe vendin tonë.

Si linja e parë, edhe kjo linjë do të realizohet nga Instituti Gete, ndërsa qëllimi është rritja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave, artistëve dhe disiplinave të ndryshme kulturore për zhvillimin kulturor në të gjithë Evropën.

“Linja e grantit për qëndrim rezidencial u dedikohet personave juridikë (organizata jofitimprurëse, organizata joqeveritare, institucione publike, fondacione, kompani dhe persona të vetëpunësuar) të cilët në mënyrë profesionale veprojnë/punojnë në këto fusha: muzikë, letërsi, arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn mode, arte pamore dhe interpretues”, sqaroi Ministria për Kulturë.

Periudha e qëndrimit të artistëve në projekt duhet të jetë 22 deri 300 ditë, duke përfshirë maksimum pesë artisë, të cilës duhet të jenë së paku 18 vjeç.