Të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë do të luhen në të njëjtën kohë në fundjavë

Pas një pauze, për shkak ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, rikthehen ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë ndeshjet e javës së XI-të do të luhen të dielën duke filluar nga ora 14:00.

Kampioni aktual, Struga Trim&Lum do të jetë mysafir i Makedonija Gjorçe Petrovit, Shkëndija do të jenë vendas kundër Akademija Pandev Brera, sikurse edhe Shkupi në ndeshjen kundër Bregalnicës.

Derbi shqiptar këtë javë do të luhet në Gostivar, ku do të përballet KF Gostivari dhe Voska Sport. Në të njëjtën kohë do të luan edhe SIleksi kundër Tikveshit. Dhe Rabotniçki kundër Vardarit.

Shkëndija gjendet në krye të tabelës me 23 pikë nga dhjetë ndeshje, nga po aq ndeshje Shkupi ka grumbulluar 19 pikë. Struga gjendet në vendin e tretë me 18 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari kanë nga dhjetë pikë dhe gjenden në pozitën e 10-të dhe 11-të.