RMV, deri më 3 qershor do të jetë i hapur konkursi për çmimin poetik “Struga e re”

Në kuadër të “Mbrëmjet strugane të poezisë” do të ndahet çmimi “Struga e re”, çmim i cili i jepet veprës më të mirë poetike, transmeton Portalb.mk.

“Festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë” në bashkëpunim me Shtëpinë Evropiane dhe mbështetjen e Delegacionit të BE-së në RMV, ka publikuar konkursin për çmimin e poezisë “Struga e re” 2024 për përmbledhjen më të mirë te poezive të papublikuar nga ndonjë autor i ri debutues”, deklaroi Ministria për Kulturë.

Kriteret dhe kushtet e konkursit janë paraqitur në Konkurs.

“Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në adresën e “Mbrëmjeve strugane të poezisë” është 3 qershori i vitit 2024”, deklaroi Ministria.

Ndryshe, poeti maqedonas Vllada Urosheviq më 27 gusht edhe solemnisht u bë laureat i përvitshëm dhe fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet strugane të poezisë.

Fitues i çmimit “Urat e Strugës”, për veprën më të mirë debutuese për vitin 2023, është Gavin Bradli nga Irlanda e Veriut. Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” iu dorëzua Dimitar Bashevskit.