“Mbrëmjet Strugane të Poezisë” shpalli fituesin për edicionin e vitit 2023

Çmimi “Vëllezërit Miladinovci” që jepet nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë për edicionin e vitit 2023 e shpalli fitues Dimitar Bashkevskin. Edicioni i sivjetmë i Netëve do të mbahet prej 24 deri 28 gusht, transmeton Portalb.mk.

“Poeti i njohur maqedonas, romancieri, përkthuyesi letrat dhe botuesi Dimitar Bashevski është fituesi i çmimit “Vëllezërit Miladinovski” që ndahet nga ana e Netëve Struga të Poezisë për përmbledhjen më të mirë poetike ndërmjet dy edicioneve të festivalit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Kryetar i Komisionit për këtë çmim ishte Velse Smilevski, sekretar Marina Mijakovska, ndërsa anëtar Milovan Stefanovski, Sllavica Gaxhova Sviderska dhe Trajçe Stameski.

Në këtë garë kishin marrë pjesë 35 kandidatë, ndërsa në garën e ngushtë prej pesë kandidatëve ishin Dimitar Bashevski, Josip Kocev, Gordana Mihailova Boshnakovska, Dejan Trajkovski dhe Katica Qulavkova.