Rezultati i zgjedhjeve lokale 2025/26 në Maqedoninë e Veriut (Infografik)
Zgjedhjet e teta lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën të tre runde, dy rrethe të rregullta në vjeshtën e 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura në katër komuna në janar 2026, më poshtë i gjeni rezultatet e detajuara, shkruan Portalb.mk.
Rezultati final
Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi në 56 komuna (55 komuna dhe Qyteti i Shkupit), VLEN në 10 komuna (9 komuna dhe në Strugë ku e përkrahën kandidatin e pavarur Mendi Qyra), AKI në 6 komuna, LSDM në 6 komuna, ZNAM në 1 komunë, Unioni i Romëve në 1 komunë dhe Partia Demokratike e Romëve në 1 komunë.

Rezultati i rrethit të parë
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 19 tetor 2025, u zgjodhën 44 kryetarë komunash.
VMRO-DPMNE fitoi në 33 komuna, VLEN në 5, AKI në 3 dhe LSDM në 3.
Në 4 komuna (Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupë) nuk u arrit cenzusi, për të cilat më vonë u organizuan zgjedhje të reja.
Rezultati i rrethit të dytë
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtur me 2 nëntor 2025 u zgjodhën 32 kryetarë komunash dhe Qytetit të Shkupit.
VMRO-DPMNE fitoi në 21 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, koalicioni VLEN fitoi 4 komuna, LSDM në 3, AKI në 1, ZNAM në 1, Unioni i Romëve në 1 dhe Mendi Qyra në Strugë i përkrahur nga VLEN.
Rezultati i zgjedhjeve të përsëritura në katër komuna
Në zgjedhjet e përsëritura të mbajtura më 11 janar 2026, për shkak të mosarritjes së cenzusit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, u zgjodhën 4 kryetarë komunash (Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë).
AKI fitoi 2 komuna, VMRO-DPMNE në 1 dhe Partia Demokratike e Turqve në 1.

- LEXO: KSHZ-ja i shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve të përsëritura në katër komuna të RMV-së, rrjedh afati për ankesa
- LEXO: Në katër komuna të RMV-së u mbajtën zgjedhjet e përsëritura për kryetarë: Dolën rezultatet e para, partitë shpallën fitore, gjithçka që ndodhi
- LEXO: Rezultatet e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 në RMV (Infografik)
- LEXO: Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)
- LEXO: Gjithçka që ndodhi: Maqedonia e Veriut votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, u publikuan rezultatet jozyrtare
- LEXO: U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 në RMV, gjithçka që ndodhi