Një orë pasi e goditi me veturë policin, u kap nga policia
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 28 vjeçar i cili pasi ka goditur një nëpunës policor, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.
“Rreth orës 22:30 në f. Hotël, rajoni i Likovës, ai nuk u ndal në shenjën e dhënë për ndalim dhe me automjetin “Audi A3” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, goditi një nëpunës policor dhe vazhdoi me lëvizje”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia e kishte arrestuar 28 vjeçarin në fshatin Ramanli në ora 23:30.
“Pranë fshatit Ramanli, ai u ndal, braktisi automjetin dhe filloi të ikte, pas çka njëri nga nëpunësit policorë krisi dy plumba paralajmërues në ajër. Ai u kap shpejt, me ç’rast i bëri rezistencë dhe e sulmoi fizikisht një nëpunësi policor”, raportoi policia.