Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e numrit të të punësuarve për 2.8 përqind në industri, në krahasim me tetorin e vitit 2025, transmeton Portalb.mk.
“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit tetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.8 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.9 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, ulje më e madhe u regjistrua te prodhimi i lëkurës (8.9 %), prodhimi i veshjeve (7.5 %) dhe prodhimi i automjeteve motorike (6.9 %), ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i produkteve të duhanit (21.9 %).
“Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – tetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.