Reagoi Bullgaria: Interpretimi manipulues i perceptimit për identitetin nga ana e Shkupit, shpesh u përdor si pretekst
Në një reagim nga Ministria e Jashtme e Bullgarsë, që është pothuajse identik me atë të publikuar nga shefi i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, Ministria mirëpret vendosmërinë e AFET-it për të mos u përfshirë, siç pretendohet, në narrativë spekulative nacionaliste që lidhen me pretendimet e një identiteti shekullor maqedonas, raportoi 360shkallë, përcjell Portalb.mk.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka publikuar një reagim në lidhje me raportin e miratuar për progresin e vendit në Komitetin për Punë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian.
Në reagim theksohet se narrative të tilla bien ndesh me vlerat evropiane të përfshirjes dhe lëndojnë ndjenjat si të bullgarëve ashtu edhe të përfaqësuesve të komuniteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut.
“Bullgaria ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka kundërshtime ndaj perceptimeve bashkëkohore moderne të identitetit të çdo individi apo bashkësie – është çështje zgjedhjeje personale. Fatkeqësisht, interpretimi manipulues i këtij qëndrimi nga autoritetet në Shkup shpesh shërben si justifikim për mospërmbushjen e detyrimeve të ndërmarra. Kjo është një nga arsyet për vonesën në procesin e integrimit evropian të RSM-së”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Punë të Jashtme në Bullgari.
“Më vjen keq që qeverisja aktuale e Bullgarisë dhe eurodeputetët bullgar, me veprimet e tyre në Bruksel, po futen në narrativen ruse për destabilizim të rajonit”, deklaroi Timço Mucunski sot (24 qershor) nga Samiti i NATO-s në Hagë duke theksuar se veprimet e Bullgarisë në javët dhe muajt e fundit janë pjesë e procesit të destabilizimit të Ballkanit.
Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
- LEXO: Sofja dhe Shkupi përsëri në krizë besimi: Raporti për RMV-në dhe dënimi i Georgievski ngjallën tensione diplomatike
- LEXO: Sofja i kërkoi RMV-së përmbushjen e propozimit francez
- LEXO: Nëse raporti i Weitz nuk kalon, atëherë problemi nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por identiteti dhe gjuha, tha Mickoski