Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” nga ora 18 po marshon në formë proteste nga Qeveria deri te Ambasada Amerikane në Shkup. Slogani kryesor i tyre është “Nga Shkupi në Gaza – populli thotë JO!”, raporton TV21.
Protestuesit kundërshtojnë buxhetin ushtarak prej 800 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian, duke theksuar se këto shpenzime vijnë në një kohë kur qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe mungesë të shërbimeve publike.
Ata kërkojnë investime në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie sociale.
Lufta gjenocidale në Gazë filloi në tetor të vitit 2023 dhe që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.