“Qyteti i Kulturës” për vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut, ministrja e kulturës i shpalosi aktivitetet

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka shpalosur programin për aktivitetet që do të realizohen në Krushevë pas vlerësimit si “Qyteti i Kulturës 2023”, transmeton Portalb.mk.

“Krusheva – përmendore e gjallë e kulturës”, është titulluar programi i aktiviteteve të ndryshme që do të realizohen në qytetin e Krushevës më 26 maj të këtij viti.

Bisera Kostadinovska – Stojçevska, ministrja e kulturës, e prezantoi sot programin në lidhje me manifestimin “Qyteti i kulturës 2023”. Ajo u shoqërua me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski.

“Qytetin promovues të identitetit maqedonas e bëjmë qendër të kulturës në hartën evropiane”, deklaroi ministrja, duke paralajmëruar ngjarje të ndryshme kulturore që do të tërheqin turistë, pavarësisht moshës.

Ajo kërkoi nga të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës dhe profesionit, të japin kontributin e tyre në këtë manifestim.