Qyteti i Gjelbër Human: Qyteti i Shkupit me urgjencë të reagojë në Prokurori për ‘Usjen’

Qyteti i Gjelbër Human i ka dërguar kërkesë Qytetit të Shkupit, si parashtrues i kallëzimit penal kundër Çimentores Usje në Shkup në vitin 2023, që alarmojë në Prokurorinë Publike për të marrë informacion se ku ka ngecur kjo lëndë, transmeton Portalb.mk.

Nga Qyteti i Gjelbër Human thonë se miratimi i përfundimit me të cilin Këshilli i Qytetit të Shkupit e veçoi Çimentoren Usje si ndotësin më të madh dhe u rekomandoi organeve të pushtetit qendror zhvendosjen e saj, është një hap fillestar shumë i mirë, por nuk mjafton vetë.

“Qyteti i Shkupit, si parashtrues i kallëzimit penal, është i detyruar të luftojë që procesi të mos ndalet dhe të shqiptohet një dënim i përshtatshëm”, thanë nga Qyteti i Gjelbër Human.

Kujtojmë se pas një sërë protestash dhe kërkesash nga iniciativat qytetare për ajër të pastër, Qyteti i Shkupit ka pranuar iniciativën për zhvendosjen e fabrikës së çimentos Usje jashtë qytetit. Tani Qeveria duhet të shqyrtojë mënyrën për të filluar procedurë për zhvendosjen e Usje dhe të gjithë ndotësve të mëdhenj industrialë në vende të përshtatshme jashtë luginës së Shkupit.

Ndryshe, Shkupi vazhdon të mbetet me ajër shumë të ndotur, shpesh duke kryesuar listat e qyteteve më të ndotura.