Me golat e Ibraimit, Struga shumë afër për të kaluar edhe fazën e tretë në kualifikimet për Europa Conferenca League

Përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë së Veriut në garat evropiane, F.C. Struga, ka arritur të fiton sot në Shkup kundër ekipit Swift Hesperanges me rezultat 3-1. Tre gola u shënuan nga Ibraimi, raporton Portalb.mk.

Dy golat e parë për Strugën u shënuan në pjesën e parë nga Besar Ibraimi. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit pësuan një gol për rezultatin 2-1.

Në minutën e 76-të, Ibraimi arriti të fiton edhe një penalti pasi doli i vetëm me portierin kundërshtar. Këtë mundësi, Ibraimi e shndërroi në gol, 3-1.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet në Luksemburg më 17 gusht. Strugën në fazën Play-Off e pret ekipi fitues i dyshes Zrinjski Mostar – Breidablik.