Qytetarët e RMV-së do të mund të aplikojnë për financimin e projekteve nga UNESKO

Në kuadër të Fondit ndërkombëtar për dallime kulturore për vitin 2025, UNESKO do të financojë projekte të ndryshme si mundësi e Thirrjes së 16-të nga UNESKO, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni nacional për UNESKO në Republikën e Maqedonisë së Veriut informoi për thirrjen e 16-të në UNESKO për dorëzimin e projekteve për financimin në kuadër të Fondit ndërkombëtar për diversitet kulturore për vitin 2025”, raportoi Ministria e Kulturës.

Mundësia për aplikim është deri më 21 maj.

Projektet duhet të zbatohen në një periudhë 12-24 muaj, ndërsa vlera e projektit mund të arrijë deri 100 mijë dollarë.