Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të financojë 828-të projekte nga gjithë komunat e vendit
Në thirrjen e dytë për investime në komuna, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar 828 projekte në vlerë 225 milionë euro. Këto projekte janë propozuar nga komunat, transmeton Portalb.mk.
“Me thirrjen e dytë nga instrumenti për investime kapitale, sot nënshkruhen marrëveshje për gjithsej 828 projekte, me vlerë totale prej 13 miliardë e 868 milionë denarë, ose afërsisht 225 milionë euro”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Qeveria sqaroi që 589 projekte janë nga fusha e transportit, duke përfshirë rrugë të reja dhe rehabilitim i rrugëve, rrugicave, urave ekzistuese. Në arsim janë planifikuar 48 objekte, ndërsa në mjedisin jetësor 143.
Kjo është thirrja e dytë. Në të parën u financuan 288 projekte.
Ndryshe, realizimi i projekteve infrastukturore nga komunat të cilat i fituan nga thirrjet të Qeverisë së RMV-së për 2024 dhe 2025 po ecën shumë ngadalë, ata kanë shpenzuar vetëm 13 milionë euro nga 325 milionë nga sa ka ndarë Qeveria.
- LEXO: Komunat e RMV-së kanë shpenzuar vetëm 13 milionë euro nga 325 milionët që ua ndau Qeveria (Infografik)
- LEXO: Shpenzimi i parave të Qeverisë së RMV-së për projektet infrastrukturore të komunave po shkon ngadalë
- LEXO: Është shpallur thirrja e dytë e Qeverisë për projekte infrastrukturore, Komunat mund të aplikojnë deri më 30 prill