Protestë e LSM-së në Shkup me kërkesë për pagë minimale prej 600 eurosh (VIDEO)
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në Shkup mbajti protestë të punëtorëve me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjithë pagave tjera për më së paku 6.000 denarë. Protesta, sipas paralajmërimit të LSM-së, filloi në ora 12:05 para “Rabotniçki dom”, njofton Portalb.mk.
Ruta e lëvizjes ishte nga ndërtesa e LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” në Qendër, do të vazhdojë nëpër rrugët “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski”, “Dame Gruev” dhe bulevardi “VMRO”, ndërsa do të përfundojë në bulevardin “Ilinden”
Ata u ndalën para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe para Qeverisë, ku përfaqësuesit e LSM-së dhe punëtorët dërguan kërkesat dhe mesazhet kryesore.
Para selisë së LSM-së, Sllobodan Trendafillov punëtorëve dhe punëtoreve ju dëshiroi ditë të mirë, por jo edhe atyre të janë kundër rritjes së pagave të punëtorëve.
“Edhe krahas kërcënimeve dhekundër të gjithë presioneve që ditëve të kaluara tentonin t’i bënin, një numër i madh nga ju u inkurajuan dhe treguan se nuk frikësohen dhe dëshmuan se do të luftojmë dhe nuk do të lusim”, porositi Trendafillov.
Më 28 janar e filluam luftën sindikaliste në rrugë, tha ai, dhe nuk do të ndalemi derisa nuk rriten pagat e punëtorëve – 600 euro pagë minimale dhe 6.000 denarë për të gjithë punëtorët.
“Sot një numër i madh i punëtorëve u penguan të vijnë sepse kanë marrë kërcënime me humbje të vendeve të tyre të punës, me sistemime dhe me kërcënime për ulje të pagës së tyre. Por, pavarësisht kësaj, ne nuk kemi frikë nga ju. Ne erdhëm për rritje page dhe do të vijmë përsëri. Ne treguam se edhe 21 persona bëjnë punën e tyre që të krijojnë nervikosje tek të zgjedhurit dhe të emëruarit, si dhe shefat. Ne treguam se mund të bëjmë shumë më tepër. Sot u tregojmë atyre se mund të bëjmë më shumë”, tha kryetari i LSM-së.
Trendafillov potencoi se pa punëtorë nuk ka shtet, pa punëtorë nuk ka as pushtet.
Vendimi për dalje në rrugë, siç informoi paraprakisht kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov, vjen pas injorimit dhe mospërmbushjes së kërkesave sindikale nga ana e Qeverisë dhe punëdhënësve. Ata parashikojnë harmonizim ligjor të pagës minimale për vetëm 1.667 denarë, shumë që, sipas Sindikatit, nuk e mbulon as vlerën e rritur të shportës konsumatore sindikaliste. Për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera është organizuar transport.
Kujtojmë se LSM në shkurt mbajti disa protesta duke bllokuar institucionet kyçe. Më 17 shkurt LSM-ja zhvilloi bllokadë para Qeverisë, ndërsa pas protestës së madhe më 28 janar, e cila kërkoi rritjen e pagave minimale dhe të gjitha pagave të tjera në vend, LSM mbajti bllokada të Parlamentit dhe Odës Ekonomike. LSM e bazon kërkesën e saj për rritje të pagave në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e vlerës së shportës së konsumatorit të sindikatës.