Protesta e katërt paralajmëruese e MIA-së: Presim që kjo çështje të mbyllet sot nga Qeveria

Të punësuait e Agjencisë Informative Mediatike – MIA e gjatë pauzës dolën për të katërtën herë në protestë paralajmëruese para ambienteve të Agjencisë dhe përsëritën kërkesat e tyre, ndër të cilat më alarmante rritja e pagave për 30 për qind. Argumenti i të punësuarve është se paga mesatare në MIA është larg nga ajo mesatare në vend dhe aktualisht është 36.465 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias qëndron pa rezerva që nga fillimi prapa kërkesave të punonjësve të MIA-së dhe të njëjtat i konsideron legjitime dhe duke pasur parasysh paralajmërimin e sotëm të seancës së Qeverisë dhe premtimin se kjo kërkesë mund të zgjidhet pozitivisht, vlerësojmë se është kohaideale për ta mbyllur këtë çështje”, thonë nga SPGM.

Kujtojmë se, MIA është media multimediale që prodhon lajme në tri gjuhë, ka rrjetin më të madh korrespondentësh dhe raporton për të gjitha ngjarjet në Maqedoni, por edhe për ngjarjet në botë. Agjencia bashkëpunon si me mediat rajonale ashtu edhe me ato botërore, ndaj roli i saj është i një rëndësie të madhe për të gjithë vendin dhe veçanërisht për skenën mediatike.