Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar, raporton Koha.net. Siç ka njoftuar kjo prokurori të mërkurën, sipas aktakuzës të pandehurit I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.
I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në rast janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme e në xhirollogari, tokë 1285 metra katrorë, shtëpi 306 metra katrorëshe dhe 6 banesa.