Kanadaja dëboi WeChat dhe Kaspersky

Kanadaj njoftoi se nuk do të lejojë përdorimin e WeChat në pajisjet e punonjësve shtetëror. Aplikacioni Kinez, i cili është quajtur si “aplikacioni i çdogjëje”, kryen funksionon e WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder në të njëjtën kohë, raporton PCW.

Megjithatë qeveritë Perëndimore kanë shqetësime rreth sigurisë, konkretisht se përdoruesit mund të përgjohen.

WeChat është një aplikacioneve më të përdorura në botë. Shfrytëzohet kryesisht në Kinë dhe Azinë Juglindore. Ndalimi i vendosur nga Kanadaja hyri në fuqi menjëherë ku nuk lejohet përdorimi i WeChat në pajiset shtetërore.

Por Kanadaja nuk u ndal këtu sepse vendosi të bllokojë edhe përdorimin e antivirusit Rus Kaspersky. Ata që i kanë instaluar duhet të heqin aplikacionet dhe nuk do të mund ti shkarkojnë në të ardhmen.

Edhe TikTok është vënë në shenjestër ndërsa shumë ekspertë sigurie besojnë se WeChat është kërcënim më i madh sigurie. Në SHBA ka marrë më pak vëmendje duke qenë se nuk përdoret sa TikTok në pajisjet shtetërore.

Ishte presidenti Amerikan Donald Trump u përpoq të dëbonte përdorimin e tij në 2020-ën përmes një urdhri ekzekutiv.