Prokuroria do të hetojë nëse dikush në Qendrën për Punë Sociale ka kryer vepër penale në rastin e gruas në Karposh
Prokuroria Publike ka hapur lëndë pas një informacioni dhe do të kontrollojë nëse ka elementë të veprës penale në parregullsitë që u gjetën në Qendrën për Punë Sociale në lidhje me gruan që ra nga ballkoni me fëmijën e saj në lagjen Karposh të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Siç u njoftua sot, lënda është hapur pas informacionit të publikuar në media për parregullsitë e gjetura gjatë një inspektimi në Qendrën për Punë Sociale.
Me rastin do të punojë Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e cila, siç u tha, do të ndërmarrë veprime verifikuese për të hetuar nëse këto parregullsi plotësojnë elementet e një vepre penale që ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare.
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, njoftoi së fundmi se gjatë inspektimit është përcaktuar se punëtorët profesionalë nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me viktimën, pavarësisht faktit se më parë ishte caktuar takim.
“Bazuar në informacionin e publikuar në media për parregullsitë e gjetura gjatë inspektimit në Qendrën për Punë Sociale, Prokuroria Publike e RMV-së ka hapur një rast pas një informacioni dhe e ka dërguar atë në veprimin kompetent të Prokurorisë Publike Themelore në Shkup, e cila do të ndërmarrë veprime verifikuese për të hetuar nëse këto parregullsi plotësojnë elementet e një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thonë nga PTHP.
Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend. Krejt kjo ndodhi pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.
- LEXO: Prokuroria kërkoi masë të re paraburgimi prej 48 orësh për bashkëshortin e gruas së ndjerë në Karposh
- LEXO: Vdekja tragjike e nënës dhe vajzës në Shkup, paraburgim 48 orë për të dyshuarin kryesor
- LEXO: Toshkovski: Viktima raportoi dhunë dje, por më pas e hoqi denoncimin, bashkëshorti i saj u provua me urdhër gojor