Procesin për zbukurimin e Shkupit për fundvit do ta kontrollon Policia Financiare

Drejtoria për Polici Financiare nga e hëna do të kontrollon zbukurimin e qytetit për fundit realizuar nga Qyteti i Shkupit, për çka sot ka pasur edhe reagime, raporton Meta.mk. Ata do të ndjekin procedurat që janë realizuar gjatë furnizimit publik, raporton Portalb.mk.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, konfirmoi që zbukurimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe tregu i fundvitit janë financuar përmes thirrjes publik, i cili është publikuar në përputhje me rregulloret, sikurse gjithë thirrjet tjera.

Ata theksojnë që në krahasim me vitet e kaluara, sivjet kemi për 10 herë më pak shpenzime, ndërsa këto para nuk do të shkojnë në kompaninë e njëjtë si vitet e kaluara. Arsovska informoi që zbukurimi për fundvit do të kushton 30 mijë euro.

Qyteti i Shkupit vlerësoi që prokurimi është kryer në mënyrë transparente, ndërsa kundërshtimet thjesht janë për manipulim. Ndërkohë zyrtarët komunal akoma nuk kanë publikuar marrëveshjen me kompaninë.

Ndryshe, zbukurimi i vitit të ri në kryeqytet është financuar përmes thirrjes publike e cila ishte publikuar sipas akteve dhe rregulloreve, sikurse edhe të gjitha thirrjet e tjera publike. Këtë e ka publikuar përmes një kumtese me shkrim kabineti i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi nga Prokuroria, duke iu përgjigjur pyetjes se një pjese të mediave se a do të shqyrtohet se pse Arsovska nuk ka shpallur tender për zbukurim, thanë se nëse Policia Financiare nuk i shqyrton të gjitha rrethanat rreth furnizimit për zbukurim, PTHP do të hap lëndë.