Prokuroria pret që Policia Financiare të hetojë furnizimin për zbukurimin e Shkupit, Arsovska pretendon se është zbatuar përmes thirrjes publike

Zbukurimi i vitit të ri në kryeqytet është financuar përmes thirrjes publike e cila ishte publikaur sipas akteve dhe rregulloreve, sikurse edhe të gjitha thirrjet e tjera publike.

Këtë e ka publikuar sot përmes një kumtese me shkrim kabineti i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi nga Prokuroria, duke iu përgjigjur pyetjes se një pjese të mediave se a do të shqyrtohet se pse Arsovska nuk ka shpallur tender për zbukurim, thanë se nëse Policia Financiare nuk i shqyrton të gjitha rrethanat rreth furnizimit për zbukurim, PTHP do të hap lëndë, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh pretendimet e paraqitura në rastin konkret, Drejtoria për Polici Financiare si organ kompetent për zbulimin e veprave penale eventuale dhe kontroll të rrjedhave financiare ka kompetencë t’i shqyrtojë të gjitha rrethanat dhe të dorëzojë njoftim adekuat apo paraqitje. Nëse Policia Financiare nuk vepron, Prokuroria do të formojë lëndë dhe do të urdhërojë të bëhen të gjitha kontrollet”, njoftoi prokuroria.

Në media dhe në opinion u imponua pyetja se cila kompani është kompetente për zbukurimet e Vitit të Ri dhe a është shpallur fare tender, pasi vendosja e bredhit të Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia” shkakoi komente dhe reagime të shumta, jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin.

Ndërsa, Arsovska pretentdon se, deri më tani është thënë disa here se është elaboruar në detaje dhe është prezantuar në opinion se, zbukurimi i Vitit të Ri është financuar përmes thirrjes publike.

“Kjo është thënë disa herë deri më tani, është elaboruar në detaje dhe është prezantuar në mënyrë transparente në opinion. Andaj çdo “lajm” tjetër është tentim për manipulim, sensacionalizëm dhe spekulime. Na vjen keq që edhe përkrah thirrjeve për raportim të saktë, të balansuar dhe të vërtetë, një pjesë e mediave punojnë ende agjenda politike të “politikanëve” të harruar”, ka shkruar Arsovska në reagim.